Vijojnë protestat e studentëve në Itali, të cilët kërkojnë më shumë investime në kulturë si dhe kundërshtojnë mbylljen e shumë degëve universitare. Ata kërkojnë shkolla të sigurta, punë, bursa.
Pjesë e protestës së tyre të shpërndarë në plot 70 qytete italiane është edhe mbrojtja e emigrantëve aq shumë të goditur nga qeveria nacionaliste.Duke thirrur shprehjen e tyre No Salvini Day dhe me banderola në duar ata janë përplasur me forcat e policisë. Ata kanë djegur edhe flamujt e dy partive qeverisëse 5 Yjet dhe Lidhja e Veriut.
Nga Cagliari në Romë, duke kaluar nëpër Napoli dhe Milano: në kryeqendrën lombarde, janë zhvilluar dy manifestime.
Flamujt e Lega-s u dogjën në “Piazza Duomo”. Slogane kundër fushatave të urrejtjes dhe sigurisë së Ministrit të Brendshëm, banderola me fjalët “të mirë, një dreq” kanë pushtuar rrugët milaneze.
Disa protestues hodhën vezë dhe fishekzjarrë drejt forcave policore të vendosura në marshim disa metra larg konsullatës amerikane.