Një pjesë e mirë e studentëve protestues kanë qëndruar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre. Protesta e tyre ka përfshirë edhe shumë qytetarë të thjeshtë të cilët janë solidarizuar me studentët.
Studentët fillimisht u ndanë në tre pjesë pasditen e sotme, pas orës 16:00 kur mbaroi dhe ultimatumi dhe nuk morën përgjigje nga Ministrja Lindita Nikolla, një pjesë bllokoi rrethrrotullimin e 'Zogut të Zi', një pjesë qëndruan te Ministria e Arsimit dhe pjesa e tretë përpara Kryeministrisë.
Grupi që u vendos përpara Kryeministrisë tashmë kërkojnë që Edi Rama të japë një përgjigje për kërkesat që ata kanë, ndërsa janë shprehur se do të qëndrojnë aty deri në orët e mesnatës. Por duke qenë se kanë qëndruar gjithë ditën në protestë dhe pa ngrënë, qytetarët e Tiranës u kanë sjellë ushqime dhe batanije veçanërisht për të kaluar orët dhe temperaturat e ulta.