INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentja i'a thotë në sy Ramës: Nuk e dija që do vije, po braktis këtë takim

Studentja i'a thotë në sy Ramës: Nuk e dija që do vije, po braktis këtë takim

Publikuar më: 10:34 18-12-2018

Kryeministri Edi Rama, pas një takimi me pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë, sot po zhvillon një takim në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Por prezenca e Ramës në takim mesa duket ka qenë e papritur, e për këtë arsye njëra prej studenteve braktisi takimin. “Unë jam studente e Financë-Kontabilitetit dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje! Ose nga ju kryeministër, ose nga Rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu, pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa”, tha studentja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045280456542969