INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi. Njerëzit e mirë kanë më shumë borxhe

Studimi. Njerëzit e mirë kanë më shumë borxhe

Publikuar më: 15:31 05-11-2018

Njerëzit e dashur dhe të këndshëm kanë më pak kursime se të tjerët. Ata  kanë më shumë borxhe, vonohen më shpesh me shlyerjen e kredisë, dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë falimentimin. Në këtë përfundim arriti një studim i kryer në Shkollën e Biznesit të Kolumbias, që lidh karakteristikat e njerëzve të caktuar me të dhënat mbi financat e tyre.  Studiuesit krijuan bindjen se ka një lidhje midis mirësisë dhe problemeve financiare. Autorja e studimit Sandra Metz, eksperte informatikë nga Nju Jorku, në bashkëpunim me homologun e saj britanik Joe Gladstone, përdorën një kombinim të pyetësorëve dhe të dhënave bankare të të anketuarve. Në këtë mënyrë, ata kanë gjetur se njerëzit që arrijnë rezultate më të mira në testet e personalitetit gjithashtu kanë një shans më të madh për të pasur vështirësi financiare, sidomos ata me të ardhura të ulëta. Studiuesit po ashtu kanë analizuar të dhënat personale të miliona njerëzve në SHBA dhe Britaninë e Madhe, me numrin e atyre që nuk mund të paguajnë borxhet e tyre. Metz beson se arsyeja për këtë marrëdhënie është se njerëzit e tillë kanë më shumë gjasa për të përdorur një kartë ose i japin hua dikujt edhe kur nuk janë në gjendje ta përballojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316