INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi për virusin Zika: 2.2 miliardë njerëz në rrezik

Studimi për virusin Zika: 2.2 miliardë njerëz në rrezik

Publikuar më: 09:18 21-04-2016

Më shumë se dy miliardë njerëz jetojnë në zona të botës ku virusi Zika mund të përhapet. Ky virus, i cili përhapet me anë të mushkonjave, shkaktoi një emergjencë globale shëndetësore në fillim të këtij viti.

Javën e shkuar, qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve konfirmoi se virusi Zika shkakton defekte serioze në lindje. Studimet e fundit tregojnë se krijimi i një harte për virusin Zika ishte shumë më i ndërlikuar se sa thjesht përcaktimi i vendeve ku mund të mbijetojnë mushkonjat.

Në total, 2,2 miliardë njerëz në botë jetojnë në zona që cilësohen si të rrezikuara nga virusi Zika. Dyshohet se ky virus ka shkaktuar lindjen e mijëra foshnjeve me tru të zhvilluar më pak se norma. Shkëncëtarët thonë se prania e mushkonjave është vetëm një faktor që ndihmon përhapjen e virusit, pasi duhen edhe kushte të tjera. Mbi të gjitha duhen temperatura të larta që Zika të shumohet brenda mushkonjës dhe popullsi të mëdha në afërsi që virusi të transmetohet.

Veç Amerikës Latine, ku Zika është një problem shumë shqetësues, Afrika dhe Azia kanë zona që mund të preken lehtë nga ky virus. Sidoqoftë, studimi nuk mund të shpjegojë pse nuk janë raportuar numra të mëdha rastesh me viruzin Zika. Një shpjegim i mundshëm është se këto dy kontinente mund të kenë pasur shumë raste infektimi në të shkuarën dhe tashmë njerëzit kanë fituar imunitet nga virusi.

Një tjetër alternativë është se rastet me Zika mund të jetë diagnostikuar gabimisht si infeksione të tjera si ethet e verdha apo malarie. Studimi thotë se ka shumë pak mundësi që Evropa të preket nga virusi Zika.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836