Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë në një kinema në Gjermaninë Perëndimore. Mediat gjermane raportojnë se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në kinema, ku dhe dyshohej se kishte marrë pengje. Mirëpo forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në kompleksin Kinopolis, në qytetin e Viernheim, dhe pas dyshimeve se personi i armatosur kishte marrë pengje, policia e ekzekutoi atë. Ende nuk dihet identiteti i autorit dhe shkaku i sulmit të tij.
#Viernheim shooting: @PeterGOliver_RT reports on attack at #Kinopolis cinema complex,Germany https://t.co/s71PLQlnb0 pic.twitter.com/veOmqIVtTl
— RT (@RT_com) June 23, 2016