INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me thikë në Paris: Shtatë të plagosur, katër në gjendje të rëndë

Sulm me thikë në Paris: Shtatë të plagosur, katër në gjendje të rëndë

Publikuar më: 08:42 10-09-2018

Shtatë persona janë plagosur,gjatë një sulmi me një thikë në kryeqytetin francez, Paris. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi pak para orës 23:00 në brigjet e një kanali në distriktin numër 19-të në Paris ku një burrë i armatosur me thikë dhe me një shufër hekuri sulmoi kalimtarët. Disa persona që ishin duke luajtur një lojë aty pranë hodhën topa në drejtim të sulmuesit në përpjekje për të ndaluar atë. Agresori i cili u tha se ishte Afgan, u arrestua më vonë. Incidenti aktualisht nuk është duke u trajtuar si një sulm terrorist. Burri fillimisht plagosi me thikë dy burra dhe një grua pranë një kinemaje. Dëshmitari okular Youssef Najah, 28 vjeç, tha se po ecte pranë kanalit kur pa një njeri që vraponte dhe mbante në dorë një thikë rreth 25-30 cm. "Kishte rreth 20 njerëz që e ndiqnin atë dhe filluan të hedhin topa petanque drejt tij," tha ai. "Rreth katër ose pesë topa e goditën atë në kokë, por nuk arritën ta ndalonin", shtoi ai. Më pas agresori thuhet se sulmoi dy turistë britanikë në një rrugë të afërt. Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe tha në një deklaratë: "Ne jemi duke hetuar urgjentisht këtë ngjarje dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet franceze". Një burim i policisë franceze tha: "Në këtë fazë, nuk ka asgjë që tregon se mund të jetë një sulm terrorist".

Article Logic
Execution time: 0.0016560554504395