INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm medias! Furgoni shpërthen brenda godinës së gazetës [FOTO]

Sulm medias! Furgoni shpërthen brenda godinës së gazetës [FOTO]

Publikuar më: 07:59 26-06-2018

Sulmohen mediat në Holanda. Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa viktima, ka goditur Holandën mëngjesin e kësaj të marte. Sipas të dhënave mediatike mësohet se zyra qendrore e gazetës holandeze “De Telegraaf” u godit nga një furgon herët në mëngjes. Policia flet për një sulm të qëllimshëm por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosur. Furgoni i bardhë u përplas në fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit rreth orës 04:00 sipas kohës lokale dhe shpërtheu në zjarr.
Policia tha se askush nuk u plagos dhe shoferi i furgonit i cili arriti të largohej nga vendngjarja nuk është kapur ende.
“De Telegraaf” është e përditshmja më e madhe në Holandë, e specializuar në sport dhe krime.
Javën e shkuar, një predhë u hodh në një zyrë që strehonte disa revista në të njëjtën zonë të Amsterdamit.
Një 41-vjeçar u arrestua për atë sulm, ku askush nuk u lëndua.

gazeta_3.jpg

gazeta_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041