Një sulm ndaj oficerëve të policisë ka ndodhur pak minuta më parë në Notre-Dame të Parisit. Policia franceze thotë se ka qëlluar një njeri jashtë katedrales së Notre-Dame në Paris, pasi ai u përpoq të sulmonte një oficer duke përdorur një çekiç.I dyshuari është plagosur në gjoks, njoftoi media franceze. BBC raporton se të shtënat nxitën panik midis vizitorëve. Zona rreth katedrales është mbyllur dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme, pasi sulmet e xhihadistëve në Paris lanë 130 të vdekur në vitin 2015. Njeriu sulmoi oficerët në detyrë në selinë e policisë së Parisit, e cila është pranë katedrales, thonë mediat franceze. Dëshmitarë okularë thanë se turistët ikën për t'u fshehur. Sulmi vjen vetëm tre ditë pasi ekstremistët përdorën një furgon dhe thika në një sulm në Londër, i cili la shtatë të vdekur.