Sipas të dhënave të para, 13 persona kanë humbur jetën, kurse 40 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi vetëvrasës që ka shënjestruar shiitët në qytetin Paraçinar në veriperëndim të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga burime qeveritare, në sulmin vetëvrasës që ka shënjestruar një faltore shiite të quajtur “imambargah” në qytetin Paraçinar të Luginës Kurram në Rajonin Adnimistrativ Fisnor (FATA), 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur.
Ndërkaq, ushtria e Pakistanit ka njoftuar se ka dërguar helikopterë për transferimin e të plagosurve nëpër spitale.
Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.