INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Sulmet" e Hajdarit : Rama luan tangon e Serbisë, Basha proteston në ditë pushimi

Publikuar më: 10:11 30-05-2019

Progres raporti për rekomandimin e negociatave ka qënë tema kryesore e seancës së sotme plenare.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryetarin e saj Lulzim Basha.

Ajo e quajti elitën e vjetër politike si të paintegruar, ndërsa shtoi se Rama luan tangon e Serbisë dhe shkruan letra dashurie për Bashën.

“Rama luan tangon e Serbisë. Integrimi nuk vjet dot kurrë nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tanë nuk na integron dot. Bindja ime mbetet se BE do t’i përgjigjet shqiptarëve që janë të sinqertë dhe jo atyre që nuk e duan integrimin. A thua e dinë se çfarë është integrimi për shqiptarët kur thonë se në Shqipëri paguhesh më shumë se në Gjermani. A thua e dinë kur bëjnë letra dashurie. A thua e di kryetari i opozitës jashtëparlamentare e di se çfarë është integrimi. a. Ka ardhur koha e gjeneratave të reja”, tha Hajdari.

Duke iu referuar protestave të opozitës, Hajdari tha se Basha proteston poshtë zyrë së Ramës, ditën që kryeministri e ka pushim.
“A thua se opozitës jashtëparlametare i intereson integrimi. Opozita jashtëparlametare që zgjedh të protestojë në ditë pushimi, poshtë godinës së kryeministrisë. Protestojnë kundër kryeministrit në ditën që ai e ka pushim”, u shpreh Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604