Përgjaket Anglia. Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur janë regjistruar brenda 2 orëve në pesë sulme të ndryshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar . Imazhet e tmerrshme tregojnë oficerë dhe mjekë ligjorë të dërguar në pesë skena të përgjakshme nëpër Londër, Birmingham, Manchester dhe Sheffield pas një nate me terror të dhunshëm.
Krimet shpërthyen në të gjithë Britaninë e Madhe, pas një valë sulmi me thikë la dy burra të vdekur, një djalë 14-vjeçar që lufton për jetën dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Pamjet nga një përleshje e përgjakshme në qendër të qytetit, treguan një kamion policie të mbushur me gjak dhe një trup djali të mbrojtur nga një kordon policësh. Në Birmingham, një nxënës u godit në mënyrë të përsëritur në kokë dhe qafë jashtë një xhamie, ndërsa në Mançester dhe në Londër, dy të rinj u vranë me thikë.
Forcat e policisë në vend kanë nisur një sërë hetimesh në incidentet e veçanta duke i kërkuar çdo dëshmitari të paraqitet me informacion. Një djalë 14-vjeçar në Birminhgam po lufton për jetën e tij në spital pasi u godit në mënyrë të përsëritur në kokë dhe qafë. Adoleshenti u sulmua jashtë xhamisë Idara Maarif-e-Islam Hussainia në rrugën Herbert, në Birmingham, rreth orës 1 të mëngjesit. Ai është gjetur me disa plagë thike dhe u dërgua në spital në gjendje të rrezikshme për jetën.