INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmet në Siri, MEPJ: SHBA dhe aleatët përgjigje në kohë

Sulmet në Siri, MEPJ: SHBA dhe aleatët përgjigje në kohë

Publikuar më: 11:48 14-04-2018

Edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit të SHBA-së dhe aleatëve mbi Sirinë.

Ministria e ka cilësuar sulmin ndaj Sirisë si një përgjigje në kohë ndaj përdorimit për të disatën herë të armëve kimike nga regjimi sirian.

Teksa thekson se sulmi me armë kimike duhet ndëshkuar, MEPJ shton se beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim.

Deklarata e plotë e MEPJ

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në qytetin e Doumës, Siri, i cili mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sulmet e sotme nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë një përgjigje në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet. Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afat-gjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828