INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në klubin e homoseksualëve në SHBA: 50 të vdekur, 53 të plagosur, identifikohet autori

Sulmi në klubin e homoseksualëve në SHBA: 50 të vdekur, 53 të plagosur, identifikohet autori

Publikuar më: 10:29 12-06-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orlanda, SHBA ku një burrë i armatosur ka hyrë në Pulse Club i armatosur dhe ka filluar të qëllojë mbi të pranishmit që ndodheshin në lokal. Sipas mediave të huaja atentatori ka qëndruar brenda në klub dhe ka marrë pengje. Pas dyshimeve  se ai kishte bombë me vete, policia në Orlando u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg nga zona, pasi situata ishte ende e rrezikshme. Mësohet se numri i viktimave është 50 dhe 53 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia ka identifikuar sulmuesin që kreu masakrën, të cilin e ekzekutuan rreth 3 orë pas ngjarjes. Ai është, Omar Mateen, 29 vjeç, një qytetar amerikan nga Port St Lucie në Florida. Polcia ka sekuestruar armët e sulmuesit, një pistoletë dhe një pushkë.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645