INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Stamboll, Nishani i dërgon një mesazh ngushullues Erdoğanit

Sulmi në Stamboll, Nishani i dërgon një mesazh ngushullues Erdoğanit

Publikuar më: 13:17 02-01-2017

Presidenti i Republikës, Bujar NIshani i ka derguar një mesazhë ngushullues Presidentit të turqisë, Recep Tayip Erdoğan për sulmit terrorist që e goditit në natën e parë të këtij viti.

Në mesazhin e tij, Nishani shpreh ngushullimet për viktimat dhe i siguron përkrahjen e tij dhe të shqiptarëve në këtë momente të vëshitra Turqisë.

Mesazhi i plotë i Kreut të shtetit është:
“I nderuar Zoti President,
Përgjakja e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll nga sulmi mizor terrorist, duke i ndërprerë jetën dhe gëzimin 39 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosur shumë tjerë, më tronditi shumë dhe më hidhëroi pa masë.
I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.
E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059