Persona të panjohur kanë sulmuar me mjete të forta Ambasadën e Kosovës në Stockholm, Suedi. Xhami i njërës prej dritareve të ndërtesës ku është e vendosur ambasada është thyer. Ministria e Punëve e të Jashtme, përmes një njoftimi për medie, ka reaguar duke e dënuar sulmin ndaj Ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe njëkohësisht falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009.