INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmohet zyrtari i Prefekturës së Lezhës, 4 muaj më parë i dogjën makinën

Sulmohet zyrtari i Prefekturës së Lezhës, 4 muaj më parë i dogjën makinën

Publikuar më: 16:23 02-09-2017

Persona të paidentifikuar sulmuan mbrëmjen e të premtes në qytetin e Lezhës, ish- oficerin e Policisë Andi Markun, aktualisht punonjës i Zyrës së Verifikimeve të Titujve të Pronësisë, në prefekturën e Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të së enjtes, në qendër të qytetit, kur 42-vjeçari po i drejtohej banesës së tij. Katër persona me një makinë me targa të Kosovës, i kanë zënë rrugën dhe më pas e kanë goditur me sende të forta dhe mjete prerëse. Pasi e kanë dhunuar dhe lënë të shtrirë përtokë, katër agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit të policisë. I dëmtuari u dërgua për mjekim në spitalin e Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ky është sulmi i dytë që i bëhet ish-oficerit të policisë brenda pak muajsh. Më 7 Maj të këtij viti, persona të paidentifikuar i vunë flakën makinës së tij, “Mercedez- Benz”, të parkuar në oborrin e prefekturës. Dyshimet janë se ngjarja ka lidhje me detyrën që ushtron Marku pranë Prefekturës në Lezhë, pasi sipas të dhënave, prej pak ditësh ai ishte emëruar Drejtor i Komanduar i Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Por gjithashtu mësohet se 42-vjeçari kryen funksionin e kryetarit të Partisë Socialiste për Kolshin. Disa vite më parë Marku ka ushtruar detyrën si kryetar komune. Ai u akuzua për korrupsion ndërsa ushtronte këtë detyrë duke u arrestuar nga policia më 1 qershor të vitit 2010, nën akuzën e “Korrupsion pasiv dhe funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646