Një burrë ka sulmuar me thikë oficerët në një stacion policor pranë Barcelonës. Por, agresori është qëlluar për vdekje nga policia. Ai kishte hyrë në stacionin e policisë në Cornella, në rajonin verilindor të Katalonjës, pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës me qëllim sulmin e policëve.Transmetuesi shtetëror RTVE, tha se sulmuesi ishte një resident 29 vjeçar algjerian me dokumente identiteti spanjolle.
Ai para sulmit ka thënë “Allahu Akbar” pasi hyri në stacionin policor dhe sulmoni oficerët. Policia Rajonale Mossos publikoi në Tëitter se 29-vjeçari kishte hyrë në stacionin e policisë për të sulmuar oficerët, duke shtuar se më pas ai ishte qëlluar.
Zëdhënëseja e Mossos tha se nuk mund të jepte informacione të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.