INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superfuqitë në alarm për trafikimin e armëve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit. Nisma...[FOTO]

Superfuqitë në alarm për trafikimin e armëve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit. Nisma...[FOTO]

Publikuar më: 09:38 23-10-2018

Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë një nismë për armët ilegale, që trafikohen nga Ballkani drejt shteteve të tjera. Eksperti Marcus Bleinroth në një intervistë për DW thotë se nisma do të synojë që deri në vitin 2024 qytetarët e Ballkanit të çarmatosen. Ai sqaron se bëhet fjalë për afro 4 – 6 milion armë ilegale dhe se këto të dhëna vijnë nga Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug-Lindore dhe Lindore. Bleinroth është pyetur veçanërisht për Shqipërinë, ku tha se nga stoku i armëve që ra në duart e popullsisë civile në 1997 ende nuk është i qartë, pasi nuk dihet sasia që nuk është mbledhur. Sipas tij mendohet se nëpër duart e qytetarëve janë afro 200- 300 mijë copë. Ndërsa Bosnja ka dhe më shumë armë ilegale afro 800 mijë.

Eksperti shton se pavarësisht nga këto shifra, kanë të dhëna që këto armë trafikohen në vendet e BE dhe në vendet ku ka konflikt si p.sh. në Siri. Ai ka sqaruar se ambicia e shtetit të tij është të ndalohet trafikim dhe përhapjen e armëve dhe të rrisin sigurinë në Shqipëri dhe vendet e tjera partnere.
Nisma për mbledhjen e armëve thotë, Marcus Bleinroth nuk lidhet vetëm me gjetjen e fondeve, por duhen edhe ekspertë. Për këtë do marrin ekspertë nga shtetet anëtare të BE për trajnime dhe për hartuar standarte proceduriale.

breth.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113