INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Superndotja e ajrit. Janë të ekspozuar 80% e njerëzve në zonat urbane [VIDEO]

Publikuar më: 13:26 18-05-2017

Më shumë se 80% e njerëzve që jetojnë në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve te ndotjes së ajrit që tejkalojnë normën raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërsa të gjitha rajonet e botës janë të prekura nga ndotja e ajrit, popullata në vende me të ardhura të ulëta, janë më të rrezikuar. Sipas të dhënave të fundit të cilësisë së ajrit urban, 98% e qyteteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që kanë më shumë se 100,000 banorë nuk i përmbushin udhëzimet e OBSH  lidhur me cilësinë e ajrit. Nivelet globale të ndotjes së ajrit urban janë rritur me 8%, përkundër përmirësimeve që është vënë re në disa rajone. Ndotja e ajrit rezultoi se është më e përhapur në Evropë, Amerikë, dhe Paqësor Rajonin Perëndimor. Në raport thuhet se rënia e cilësisë së ajrit urban, rrezikon popullsinë  nga sëmundje të zemrës, kancerit të mushkërive, dhe sëmundjeve akute respiratore, duke përfshirë astma, dhe sëmundjet kronike.  Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se ndotja e ajrit vrau 6.5 million njerëz në mbarë botën në vitin 2012.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771