INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizon Ramush Haradinaj - Jep dorëheqjen! Ja arsyet…

Surprizon Ramush Haradinaj - Jep dorëheqjen! Ja arsyet…

Publikuar më: 16:51 19-02-2016

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje sipas tij të parevokueshme nga mandati i deputetit. Ai ka shpërndarë dhe arsyet…

Ky është arsyetimi i tij:


Duke e parë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese, që i ka bërë qeveria, duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend, ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.
Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.
Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793