INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sytë mund të zbulojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetit [Video]

Publikuar më: 17:50 10-01-2017

Një vizitë te mjeku i syve mund të luajë një rol të rëndësishëm në identifikimin e sëmundjeve para se simptomat të shfaqen në pjesë të tjera të trupit tuaj. Studiuesit kanë zbuluar se nga forma dhe madhësia e retinës së syrit mund të zbulohen sëmundje të zemrës dhe diabetit. Kur një mjek shikon pjesën e pasme të syrit, ose sic njihet të "diskut optik", dallon ndryshimet e vogla në enët e gjakut që furnizojnë nervat optike. Çdo ngushtimim i tyre është një shenjë paralajmëruese që arteriet e tjera në trup janë ngushtuar duke treguar se jeni të sëmurë. Këto ndryshime mund të tregojnë sëmundjet më të rënda. Përveç kësaj, syri është e vetmja pjesë e trupit tuaj, ku mjekët mund të shohin pa pengesë enët e gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të diagnostikohet me sy nga mjeku, thjeshtë duke kontrolluar ndryshimet që ndodhin në retinë. Kjo gjendje quhet Retinopati hipertensive. Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është i njohur si sëmundja "e heshtur", sepse viktimat e saj shpesh nuk kanë simptoma.

Article Logic
Execution time: 0.0041139125823975