INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri, ky vit deçiziv për zgjidhjen e problemit të kanabisit

Tahiri, ky vit deçiziv për zgjidhjen e problemit të kanabisit

Publikuar më: 10:18 24-02-2017

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur sot për drogën, duke theksuar se ky është vit deçiziv për t’i dhënë fund një herë e mirë fenomenit të kanabisit në vendin tonë.
Në një aktivitet për policimin në komunitet, Tahiri ka shtuar se nevoja është që të bëhet më shumë dhe që kur ka marrë detyrën, një pjesë themelore e asaj që ka bërë policia është lufta kundër kanabisit. “Para se ta merrnim detyrën, as nuk flitej për luftë kundër kanabisit. Pavarësisht se ishte evidente situata skandaloze me kultivimin e kanabisit, askush nuk merrej me këtë,” tha Ministri Tahiri.
Ai e quan problemin e kanabisit të trashëguar dhe po merren vazhdimisht me zgjidhjen e tij. Sipas tij kjo është shenja më e fortë e vendosmërisë për një luftë kundër këtij fenomeni.
“Ky është vit deçiziv për t’i dhënë fund një herë e mirë këtij fenomeni. E nisëm me Lazaratin dhe të njëjtën gjë do të bëjmë me çdo cep të Shqipërisë”, përfundoi Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723