INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri “pendohet”, fjalët e tij për ndjesinë kur pa policët që i kontrollonin shtëpinë

Tahiri “pendohet”, fjalët e tij për ndjesinë kur pa policët që i kontrollonin shtëpinë

Publikuar më: 20:50 30-10-2017

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një intervistë të pazakontë nga shtëpia e tij, ka rrëfyer se si e ka përjetuar familja e tij momentin e vështirë ku po hetohet për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Gazetari Sokol Balla ka qenë sot i ftuar me kamerën e emisionit “Top Story” në banesën e Tahirit:

“Kam kuptuar të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjetrën janë ndjerë disi të dhunuar dhe iu kam dhënë më shumë kohë atyre të cilët i neglizhoja pak. Por është e detyrueshme për të gjithë ata që janë në një situatë siç jam unë.”

Si e ka përjetuar familja?

“Me stres goxha të madh, s’ta përshkruaj dot por që gjithsesi po mundohem unë tu jap pak forcë, por me stres pasi askush se kishte menduar se politika ka edhe këto kosto. Por nuk jam unë i pari ka edhe të tjerë që kaën përjetuar momente aspak të zakonta por të kalueshme”.

Pse zgjodhe ti përfshish, nuk mendove ta lije jashtë familjen të përballeshe me akuzat e ndoshta edhe me prangat politike por ta lije familjen tënde jashtë?

Po hetohem, jam deputeti i vetëm të cilit policia i ka hyrë në zshtëpi për kontroll edhe pse në Shqipëri ka pasur polot raste ku akzuat kanë qenë shumë më reale. Askush s’e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokurorisë duke hyrë brenda, sjam fshehur kurrë pas imunitetit dhe skam imunitet. as unë as cdo deputet i Kuvendit s’ka imunitet.

ef345t345y45y4hy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322