INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Policia e Shtetit pa buxhet në Tetor, duhet zgjidhje nga Parlamenti [FOTO]

Tahiri: Policia e Shtetit pa buxhet në Tetor, duhet zgjidhje nga Parlamenti [FOTO]

Publikuar më: 12:55 15-09-2016

Policia e Shtetit është në një rrezik të madh, pasi brenda muajit shtator ajo mund të përfundojë të gjithë buxhetin e saj. Lajmi është dhënë nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në sallën e Kuvendit kur foli për aksionet e policisë së Shtetit antikanabis. I gjithë buxheti tha Ministri Tahiri, po shkon në aksionet e policisë antikanabis.
Saimir Tahiri:
“Kush është karteli i drogës në këtë sallë ne që shkatërrojmë 99% apo këta që shkatërronin vetëm 7%. Çështja e kultivimit të kanabisit është një çështje që shkon përtej policisë. Kjo është një çështje që duhet adresuar në Parlament, nuk zgjidhet vetëm nga policia. Policia rrezikon të përfundojë të gjithë buxhetin e saj brenda shtatorit, për shkak të aksioneve të saj në të gjithë Shqipërinë”.
Saimir Tahiri, me tone të larta në sallën e Kuvendit tha se është i vendosur të vijojë luftën antikanabis pavarësisht kostos personale. Por zotimi i ministrit dhe akuzat ndaj opozitës kanë ndezur debate të ashpra në sallën e Kuvendit e për pasojë dhe ndërprejen e seancës.
Saimir Tahiri:
“Unë do të preferoja që ku debat mos të shikohej me lup politike, por duhet të jetë momenti kur ne të bashkohemi. Ku i kishit sytë për hashashin në të gjithë Shqipëri. Me gjithë koston unë nuk do hesh, unë do bëjë detyrën për ta shkatërruar kultivimion e kanabisit në të gjithë Shqipërinë bashkë me maxhorancën, bashkë me qeverinë.
Ta zgjidhim bashkarisht. Kjo nuk është çështje e të majtes dhe të djathtës. Unë nuk fshihem pas gishtit dhe të bëj se nuk kam baxhanak. Unë nuk fshihem pas gishtit kur im bir lëvizte tonelata armësh. Unë po ju them se kemi një problem, ne sapo po zbulojmë sipërfaqen drogë, që ne e kemi të trashëguar”.

Article Logic
Execution time: 0.0026500225067139