Universiteti “Rangsit” në Tajlandë tha se ka listuar një grup studentësh, të cilët janë zbuluar se kanë përdorur pajisje high tech për të kopjuar, gjatë provimeve. Bëhet fjalë për disa studentë të mjekësisë.
Dyshimet lindën pasi zyrtarë të universitetit pikasën disa studentë që mbanin syze që kishin përmasa të pazakonta.
Ndërkohë pas hetimeve, zyrtarët zbuluan se studentët ishin pajisur edhe me ora të mencura “smartwatches” apo kamera të vendosura në mënyrë perfekte në syze,të cilat i përdornin për të kopjuar në provim.
Mediat lokale bëjnë të ditur se studentët kanë përfunduar testimin që duhet të zgjaste 3-4 orë, për vetëm 45 minuta.
Zv.drejtori i Universitetit “Rangsit” tha se të tjerë persona i kthenin përgjigjet e sakta me mesazhe, përmes orës ndërsa syzet shërbenin për filmimin e testit.
Provimi është anulluar dhe do të mbahet, me pyetje të ndryshuara, në një tjetër datë. Përvec studentëve, në këtë histori është përfshirë edhe një pedagog. Këta studentë, janë përjashtuar përfundimisht nga universteti.