INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim “blic” në prefekturën e Shkodrës/ Ministri Lleshaj jep mesazhin: ‘’Vëmendje maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve’’

Takim “blic” në prefekturën e Shkodrës/ Ministri Lleshaj jep mesazhin: ‘’Vëmendje maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve’’

Publikuar më: 20:04 03-04-2019

Përfundon takimi i ministrit të Bendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliut me drejtuesit e policisë së Shkodrës.

Lleshaj ka kërkuar vëmendje maksimale për sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.

'Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për t'i dhënë vëmendje maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj', tha Leshaj.

Mësohet se takimi është mbajtur në zyrën e prefektit të Shkodrës Valdrin Pjetri, ndërkohë që prezent ka qenë drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj dhe drejtues të Prokurorisë.

Takimi urgjent i ministrit Lleshaj dhe Ardi Veliut zgjati rreth një orë e 15 minuta.

'Në fokus të takimit ishte mbarëvajtja e punës së institucioneve ligjzbatuese. Do të ketë vëmendje të shtuar në qarkun tonë', ka thënë prefekti Pjetri pas takimit.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756