INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi në Gjirokastër, Rama përplaset me studentët për largimin e të rinjve [VIDEO]

Takimi në Gjirokastër, Rama përplaset me studentët për largimin e të rinjve [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 22-02-2019

Studentët e Universitetit të Gjirokastrës janë përplasur me kryeministrin Rama për largimet e të rinjve nga vendi. E teksa e mohoi fenomenin, kreu i qeverisë fajësoi mediat, duke i etiketuar sërish si kazan që fabrikojnë fakte të paqena.

Studentja: Po ikin të rinjtë në Gjermani.

Rama: Nuk është e vëtetë. Largimet në Gjermani janë një legjendë, ikjet nga Shqipëria janë të pavërteta, janë historira kazani. Ku e sheh ti që po ikin?

Studentja: Po shikoj njerëzit e mi që po ikin, po shoh realitetin. Po shoh në spitale. Po ikin infermierët në Gjermani.

Rama: Ku e sheh, gjithë popullin e ke mik?

Studentja: Po shoh realitetin.

Rama: E kam problem insistimin në padije.

Duke u përgjigjur për shqetësimet për mungesën e financave në universitete, Rama tha se buxheti nuk është përgjigje për çdo nevojë. Ai la të kuptohet se po shkohet drejt vetëfinancimit të universiteteve.
“Buxheti i shtetit nuk është përgjigjja për çdo nevojë financiare. Duhet të jetë pjesë e përditshme angazhimi i studentëve dhe pedagogëve për të nxjerr para”, tha ai. Ndërkohë, vetëfinancimi mund të rikthejë debatet mes drejtuesve të universiteve dhe qeversë.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498