INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Takimi Rama-Haradinaj inatos Vuçiçin. “Kosova nuk është e humbur siç pretendojnë disa” [VIDEO]

Publikuar më: 15:57 27-09-2017

Ardhja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Tiranë, duket se i ka “frikësuar” keq serbët. I tremburi këtë herë është presidenti Aleksandër Vuçiç i cili mesa duket nuk e ka kapërdirë dot takimin e parashikuar mes kryeministrit Rama dhe Ramush Haradinajt. Edhe pse më herët kishte folur në një mënyrë të moderuar lidhur me çështjen  e Kosovës, tashmë Vuçiç është kujtuar të deklarojë se “Kosova nuk është e humbur”. Në një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Serbisë Vuçiç ka lëshuar këtë deklaratë: “Kosova nuk është e humbur siç pretendojnë disa. Unë nuk do të kisha luftuar në këtë mënyrë çdo ditë “, tha ai për televizionin shtetëror serb, duke komentuar disa nga mbishkrimet ku thuhet se Serbia e ka humbur Kosovën. E si duket frika nga “Shqipëria e Madhe” ka bërë të vetën. Vuçiç tha gjatë kësaj interviste se është më i vendosur, për të bërë të gjitha bisedimet mbi këtë çështje. Por presidenti serb duket se ka harruar ato çka shkruante dy muaj më parë, ku shprehej se “njohja ose jo e Kosovës, si shtet nga Serbia, ishte edhe zgjidhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij”.  Shkrim ky që u shpërnda edhe nga kryeministri Rama, i cili tha se po hidheshin hapa drejt rrugëdaljes, që nuk imagjinoheshin as nga më optimistët.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381