INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e pronës mblidhet me forcë. Ahmetaj: 'Qytetarët do ta paguajnë me faturën e OSHEE'

Taksa e pronës mblidhet me forcë. Ahmetaj: 'Qytetarët do ta paguajnë me faturën e OSHEE'

Publikuar më: 15:21 03-08-2018

Jeni ankuar që faturat e energjisë janë të fryra? Por prisni se me keqja nuk ka ardhur. Shumë shpejt, duke filluar nga 1 janari i vitit 2019 faturat e energjisë elektrike do të jenë edhe më të fryra dhe me nj barrë të rënduar financiare për qytetarët shqiptarë. Shkak për këtë është bërë projektvendimi i ministrit të financave Arben Ahmetaj, i cili parashikon që nëpërmjet faturës së energjisë elektrike të vilet një tjetër taksë. Bëhet fjalë për taksën e pronës, një taksë e cilësuar e lartë nga shumë ekspertë. Në projektvendimin e siguruar nga In Tv thuhet se nëpërmjet faturës së energjisë elektrike do të vilet edhe taksa e pronës.

"Shoqëria OSHEE sh.a në rolin e agjentit të taksës mbi ndërtesat për shërbimin që kryhen dhe me qëllim mbulimin e kostove të lidhura me këtë rol, përfiton një masë të caktuar në formën e komisionit. Shuma e komisionit të përfituar llogaritet në përqindje mbi shumën e arkëtuar bruto të taksës së ndërtesës për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore dhe mbahet në momentin e transferimit të shumës neto në llogarinë e njësisë së vetëqeverisjes vendore. Masa e komisionit që përfiton OSHEE sh.a 4 % (katër) përqind e shumës gjithsej të arkëtuar nga taksa e ndërtesës për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore”, shkruhet në projektvendim.

Por qeveria duket se ka vendosur të tregojë forcën e saj me këtë vendim. Pasi qytetarët do të jenë të detyruar ta paguajnë taksën e pronës, pafvarësisht kundërshtisë që është hasur nga qytetarët dhe ekspertët. Pasi nëse për 3 muaj ju vendosni të mos paguani dritat e bashkë me të edhe taksën e pronës tuaj atëherë do të ndërhyrjë OSHE dhe pushteti vendor.

“Njësitë e vetëqeverisjes bëjnë rakordim periodik çdo 3 (tre) muaj me OSHEE mbi shumën e taksës së mbledhur, gjendjen e debitorëve të cilët nuk e kanë paguar taksën e ndërtesës me qëllim identifikimin e borxhit dhe zbatimin e procedurave të mbledhjes me forcë siç parashikon ligji i procedurave tatimore” shkruhet në projektvendim.

Në vendim parashikohet edhe ndarja me këste e taksës. Për ndërtesat që shërbejnë për banim taksa vjetore e ndërtesës do të paguhet me këste mujore. Kurse për ndërtesat që shërbejnë për biznese projekti u jep hapësirë njësive të vetëqeverisjes vendore që të mund të përcaktojnë edhe afatet e pagesës me këste më të gjata se njëmujore.

Article Logic
Execution time: 0.00217604637146