INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task-forca antikorrupsion 24 masa disiplinore, 9 shkarkime nga puna

Task-forca antikorrupsion 24 masa disiplinore, 9 shkarkime nga puna

Publikuar më: 13:15 17-10-2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në daljen e rradhës mbi rezultatet e luftës kundër korrupsionit,  njoftoi se task-forca antikorrupsion në raportet përfundimtare ka rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna. Personat e shkarkuar nga pozicioni janë një drejtor, një inspektor, tre përgjegjës sektori dhe katër specialistë pranë Inspektoriatit Qëndror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Rastet kur shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e veprës penale, task-forca antikorrupsion ka kryer kallëzimet penale për personat përgjegjës. Konkretisht janë kallëzuar penalisht 2 punonjës, sipas ministres Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377