INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla e quajti “organizatë mafioze” reagon Partia Demokratike: Palaçot, të pafytyrët...

Taulant Balla e quajti “organizatë mafioze” reagon Partia Demokratike: Palaçot, të pafytyrët...

Publikuar më: 20:27 17-05-2018

Pas deklaratës së Taulant Ballës lidhur me dëshminë e Albert veliut, të cilin e quajti “mashtrues” dhe “me precedentë të shumtë penalë”, ka ardhur edhe reagimi i opozitës. Kreu i Grupit të PD, Edi Paloka thotë se Rama po përpiqet të denigrojë denoncuesin e krimit, njësoj siç bëri edhe me ish-komisarin Dritan Zagani.

Statusi i Palokës:

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.

Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .

Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane ...nepermjet pergjimeve.

Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219