Përballja përballë drejtësisë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës vijon për çështjen e Toyota Yaris. Pas kreut të opozitës, organit të akuzës i është drejtuar numri një i grupit kuvendor socialist Taulant Balla. I bindur në kauzën e tij, Balla nuk ka kursyer as ironinë ndaj liderit demokrat.
Taulant Balla:
“Ndoshta iu duket pa kuptim që sot mua më vjen keq për PD-në, po realisht e ndjej të nevojshme dhe më vjen keq që të shoh sot se ku është katandisur Partia Demokratike”.
Por qëndrim nuk e ka penguar Taulant Ballën që të akuzojë liderin e selisë blu për shpifja. Madje ai shkon edhe më tej.
Taulant Balla:
“Në përfundim të këtij procesi është i nevojshëm edhe një ekzaminim i shëndetit mendor i kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha”.