INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat e frikshme për arsimin në Shqipëri

Të dhënat e frikshme për arsimin në Shqipëri

Publikuar më: 11:25 12-11-2018
Kushtet e shkollave në shumë zona janë si të shekullit 19, të rrënuara dhe me ambiente të ftohta, të pamunduara për të zhvilluar mësim. 
Mësuesit pranojnë se japin para për të pasur të sigurt vendin e punës, të paktën për sa kohë qeveris një krah politikë.
 
Këto dy të dhëna janë zbuluar nga fondacioni “Mery Ward Loreto” përmes një studimi të bërë në të gjithë nivelet e arsimit në vend. Imelda Pol, përfaqësuese e këtij fondacioni shprehet se, “kryesisht në zonat rurale ka shkolla shumë të dëmtuara që ngjajnë si të shekullit XIX dhe nuk janë riparuar. Kushtet e mësimëdhënies në këto shkolla janë shumë të këqija, mungojnë dritaret, klasat janë shumë të ftohta, në dimër askush nuk mund të heq palltot, tualetet janë të shkatërruara dhe larg çdo kushti njerëzor”.
 
Për mësuesit, shton përfaqësuesja e fondacionit, problemet janë edhe më të mëdha. “Mësuesit pohuan në anketa se i blejnë vendet e punës dhe se ata ndryshohen sa herë ndryshojnë qeverit, të cilat i detyrojnë ata të marrin pjesë në veprimtari politike. Kjo i pengon mësuesit në punën profesionale, ua humb dinjitetin dhe ata humbin ndjenjën e krenarisë”, shprehet zonja Pol, referuar anketave të bëra me mësues. 
 
Studimi i zhvilluar në rang kombëtar nxjerr në pah dhe problematikat me korrupsionin. “Problemet janë të shumta duke nisur që nga mungesa e dinjitetit dhe respektit si nga mësuesit dhe nxënësit deri tek ryshfetet midis tyre. Nxënësit përballen me nepotizëm dhe favorizime për nota më të mira në këmbim të dhuratave dhe dhe parave, mësuesit i kërkojnë këto bakshishe që nga një vend më i mirë në bankat e klasës deri tek nota në provime”, thotë zonja Pol për "Zërin e Amerikës".
 
Article Logic
Execution time: 0.0021030902862549