INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të djegurit rëndë në Velipojë nga shpërthim, flet mjeku…[VIDEO]

Publikuar më: 15:19 28-07-2017

Pas ngjarjes së rëndë në një restorant në Velipojë, Shefi i Shërbimit të Djegie-Plastikës, Gjergji Belba, ka deklaruar për mediat se dy pacientët e ardhur me djegie gazi nga Velipoja janë në gjendje kritike për jetën.
Bëhet fjalë për at e bir, Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe Hektor Zenuni, 33 vjeç. Belba sqaroi se at e bir  janë nën efektin e qetësuesve, por gjendja e tyre është seriozisht në rrezik për jetën. "Konsiderohet një prognozë e rezervuar për jetën," shtoi Belba.

Edhe punjonësit e guzhinës janë dëmtuar e së bashku me dy pushues të tjerë dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Këta të fundit kanë patur probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë nga tymi. Të dëmtuar lehtë janë disa persona të tjerë, mes tyre dhe kalimtarë të rastit që po lëviznin pranë hotelit.

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027