INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të gjesh punë në Shqipëri më e lehtë se në BE[VIDEO]

Publikuar më: 11:40 12-05-2017

Në Shqipëri është shumë më e thjeshtë të gjesh një vend pune duke aplikuar në administratën publike apo dhe privat. Sipas të dhënave një i diplomuar në vendin tonë aplikon rreth 5 herë më pak se sa një bashkëmoshatar i tij në BE për të gjetur një vend pune. Kjo shifër u bë publike nga kryeministri Rama gjatë një takimi me të rinj të rekrutuar në administratë pas konkurrimeve.
Edi Rama:
“Një student i BE një student për të aplikuar për punën e parë janë mesatarisht 25 aplikime. Ndërkohë që këtu tek ne me të parën jemi mësuar, me mamin, babin, partinë e ryshfet”.
Por kjo mënyrë ka ndryshuar thotë Kryeministri. Me konkurrimet në DAP skema e punësimeve në administratë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, dhe pse ende ky problem nuk është eliminuar.
Edi Rama:
“Reforma ka qenë kundër natyrës së shtetit që për shumë vite kishim që hajde nesër, ka akoma shumë se nuk është se këto fenomene janë eliminuar por kur vjen puna tek shërbimi civil paratë m,iku partia është minimizuar jashtëzakonisht shumë”

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383