INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë “vrapojnë” drejt kryeministrisë

Të gjithë “vrapojnë” drejt kryeministrisë

Publikuar më: 11:51 13-06-2016

E hënë intensive për Kryeministrin Edi Rama. Negociatat për reformën në drejtësi po vijojnë vrullshëm, ndërsa janë përfshirë të gjithë aktorët politik dhe diplomatik. Në Kryeministri i pari u paraqit kreu i Kuvendit Meta dhe pas tij Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin, të cilët u takuan me kryeministrin Rama në kërkim të gjetjes së konsensusit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin, kanë mbërritur njëri pas tjetrit në kryeministri dhe po zhvillojnë një takim me kryeministrin Rama, në fokus të së cilit  është reforma në drejtësi.
Takimet janë intensifikuar pas dështimit të takimit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës një javë më parë, me qëllim gjetjen e konsensusit politik për këtë reformë, si një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Article Logic
Execution time: 0.002187967300415