INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të huajt diskriminojnë gratë shqiptare, i paguajnë pak![VIDEO]

Të huajt diskriminojnë gratë shqiptare, i paguajnë pak![VIDEO]

Publikuar më: 10:00 11-10-2017

Tashmë është fakt se pothuajse në çdo sektor, gratë dhe vajzat paguhen më pak sesa burrat në Shqipëri. Ky diskriminim së fundmi po vërehet dhe tek kompanitë me pronësi të huaja madje bie në sy që diferenca është shumë më e lartë së në ndërmarrjet shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar burrë në ndërmarrjet e huaja, për vitin 2016 ishte rreth 83 mijë lekë, ndërsa për gratë që bëjnë të njëjtën punë, 55 mijë lekë, pra rreth 34% më e ulët.

Kjo është diferenca më e madhe e raportuar në pagat mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri, për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.
Edhe sipërmarrjet e përbashkëta, sërish kanë pagesa më të larta për meshkujt se për gratë, ku paga mesatare për burrat është 30% më e lartë. Ndërsa në kompanitë private me sipërmarrës shqiptare diferenca është me e ulët me 10.6%.
Po nëse një grua do pagë më të lartë duhet të jetë shumë e kualifikuar, pasi vetëm ato që janë administratore kompanish marrin një pagë pagë mujore prej 146.mijë lekësh që është më e lartë se e burrave me afro 28% .

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678