INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mbulohesh se ke ftohtë apo punon si maskotë!Kujdes,në këtë shtet evropian dënohesh

Të mbulohesh se ke ftohtë apo punon si maskotë!Kujdes,në këtë shtet evropian dënohesh

Publikuar më: 16:00 10-10-2017
Nuk kanë të sosur çuditë. Tashmë mund të dënohesh edhe nëse vendos të veshësh një maskotë apo do të mbulohesh sepse ke ftohtë.
 
Një ligj aspak i zakontë më Austri të ndalon të mbulohesh në publik sikurse vesh një burka e cila është e ndaluar të vishet në vende ku ka shumë njerëz.
 
Kështu ndodhi edhe me një djalë i cili u ndëshkua pasi veshi një maskotë peshkaqeni.
 
Djali i pafat kishte veshur maskotën për t’i bërë publicitet një dyqani të ri në Vienë.E krahas dënimit policia e zhveshi në publik.
 
“ Unë po bëja punën time” u përgjigj djali, por protesta e tij ra në vesh të shurdhët.
 
Pronari i djalit u shpreh se ata do të paguajnë dënimin prej 150 eurosh por nuk e kishin idenë se ligji do të ishte kaq ekstrem dhe do të përfshinte dhe maskotat.
 
Por ai nuk është viktima e vetme e policisë në Austri e cila ndalon këdo që dhunon ligjin e 'burkës'
 
Madje shumë persona kanë qënë në kërkim nga policia pasi janë mbuluar në publik.
 
Një grua kishte hedhur shallin rreth fytyrës sepse kishte ftohtë edhe ajo në kërkim nga policia, edhe një muzikant rruge i cili po performonte nën maskën e një kafshe u konsiderua një ‘dhunues ligji’.
 
Një ligj i tillë i cili të ndalon të mbulohesh në publik hyri në fuqi në 1 tetor. Vendimi u mor pas shqetësimeve të shumta lidhur me burkat dhe veshjet myslimane ku gratë mbulojnë të gjithë fytyrën e sidomos me emigrantët që shihen një kërcënim
 
Por ky ligj është shumë gjithëpërfshirës pasi nuk përfshin vetëm burkat por të gjitha veshjet të cilat ju mbulojnë fytyrën prandaj kujdes kur të vizitoni Austrinë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869