INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pastrehët – Ja thirrja e Avokatit të Popullit për kryebashkiakët...

Të pastrehët – Ja thirrja e Avokatit të Popullit për kryebashkiakët...

Publikuar më: 10:04 15-01-2016

Moti i keq që pritet të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim ka detyruar Avokatin e Popullit të lëshojë një mesazh të fortë për kryebashkiakët në vend. Igli Totozani teksa iu drejtohet këtyre të fundit tha se duhet të parandaloni tragjeditë për të pastrehët dhe i këshillon të përgatisni vendstrehime, me argumentin se krerët e pushtetit vendor kanë detyrim ligjor përkujdesjen për çdo qytetar.

Ky mesazh dërgohet nga Avokati i Popullit për shkak se deri tani sipas tij krerët e bashkive kryeshisht të rretheve të vendit kanë heshtur dhe ai thotë se është i detyruar të ripërsëritë këtë rekomandim për drejtuesit vendor.

Në njoftimin e për shtyp Totozani thekson se nisur nga kushtet e vështira klimaterike dhe temperaturat e ulëta, me të cilat pritet të përballet vendi në ditët në vijim, veçanërisht në zonat malore është emergjente përgatitja dhe dërgimi në vendstrehime provizore për atë kategori të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një strehe të përshtatshme. Sipas Avokatit të Popullit vetëm kështu do të parandalohen situate, që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre, veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389