INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të pastrehët, të marrësh shtëpi nga shteti! Ja sa para janë shpenzuar…[VIDEO]

Publikuar më: 14:43 14-08-2017

Qeveria ka shpenzuar 275 milionë dollarë për politikat e strehimit në 5 vitet e fundit. E vetëm 81 milionë i përkasin kontributit të dhënë nga pushteti vendor, pjesën tjetër e kanë paguar taksapaguesit shqiptarë.
Janë këto disa nga shifrat që zbardh një dokument i fundit i Ministrisë së Zhvillimit Urban i cili fokusohet me detaje tek politikat e strehimit social. Të dhënat janë nxjerrë nga shkëmbimi i shifrave me njësitë vendore, por edhe institucionet qëndrore.
Një ndër problemet që haset lidhur me strehimin social duket se është baza e dobët e të dhënave. Nga pyetësorët që janë zhvilluar me njësitë vendore ka rezultuar që një pjesë e mirë të tyre nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e të pastrehëve dhe kyesisht janë qytete më të mëdha të vendit.
Për programin me numrin më të madh të aplikantëve që janë banesa me kosto të ulët pra me kredi të lehtësuar janë  bërë 8769 kërkesa, kurse programi me numrin më të vogël të aplikantëve është programi me grante të vogla me vetëm 101 kërkesa. Po vetëm 5336 kanë arritur të përfitojnë nga programet e bashkive. Përtej dëshirës që kanë njësitë vendore për ta parë me prioritet pjesën e strehimit kufizues mbetet elementi financim dhe kjo është listuar nga 50 prej tyre si problemi kryesor.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328