INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të reja nga hetimet “Habilaj”, ku përmendet dhe Tahiri[VIDEO]

Publikuar më: 14:15 18-10-2017

Pas dosjes së bujshme prej 400 faqesh, që kapte mat përmes përgjimeve Moisi Habilajn dhe bandën e tij, që ka ngjallur shumë debat, pasi në të përmendej dhe emri i ish ministrit Sajmir Tahiri, pati shumë reagime dhe sot. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar, në bazë të ligjit Antimafia. Ndërsa Ministri aktual i Brendshëm Xhafaj ka mbajtur këtë qëndrim: “Kur flet drejtësia se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”.
Çështja po trajtohet në Gjykatën e Katanias, në Itali dhe sot kanë dalë dhe të dhëna të tjera të saj. Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të bisedës ku lakohet sërisht emri i Tahirit.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin  por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale.”
Edhe ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me dosjen ‘Habilaj’ duke shkruar se gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme disa operacione antidroge s’përfundoni për këtë arsye: “Në shumë raste operacionet policore, nën drejtimin e tim, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve. Përgjimet e klanit Habilaj njoftojnë se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione.”

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443