Një turist i huaj është grabitur. Ai veç të tjerash ishte i sëmurë me kancer. Gjatë pushimeve në Venecia i është vjedhur një çantë me para. Michael Veley, pasi konstatoi vjedhjen bëri denoncim në polici dhe më pas shkroi dhe një letër që ka bërë xhiro në rrjetet sociale.
Letra e plotë për hajdutin:
“E di që ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë letër dhe as që do të bëhet vonë. Arritëm në qytetin tënd të bukur në datën 14 në orën 14:00. Në varkën numë 1 u bëra viktima jote e radhës. Ky është udhëtimi im i fundit me gruan time. Po vdes nga kanceri. Më le pa para, pa kartë krediti. Imagjino vetëm për një moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde. Jam lutur për të të falur, deri sa ti të largohesh nga ky mëkat që lëndon kaq shumë njerëz të pafajshëm. Të fal!”