INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Gjermani, ka viktima [VIDEO]

Publikuar më: 18:04 22-07-2016

Është raportuar për të shtëna me armë në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë. Ministri i Brendshëm gjerman ka konfirmuar për 3 persona të vdekur, mirëpo mediat gjermane shkruajnë se ka dhjetëra të vdekur dhe numri i të plagosurve nuk dihet ende. Ndërkohë janë konfirmuar të shtëna edhe në një  stacion metroje, e policia raporton se ka 3 persona agresorë të armatosur. Videot e postuara në rrjetet sociale nga dëshmitarët okularë, tregojnë momentin kur njerëzit largohen të frikësuar  nga vendi i ngjarjes. Këto të shtëna janë dëgjuar në qendrën OEZ, e cila është qendra më e madhe tregtare në Bavari. Policia menjëherë ka rrethuar zonën përreth qendrës tregtare, e ka evakuuar atë dhe ka ndërprerë transportin në qytetin e Mynih. Policia gjithashtu kërkon nga njerëzit që të largohen nga vendet publike, pasi situata është ende e paqartë.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992