Një person ka mbetur i i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja u shënua në një pikë bastesh sportive në afërsi të teatrit “Skampa”.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit. RENEA dhe forca të policisë lokale të Elbasanit ndodhen në vendngjarje.
Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi plagosja ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoritëve.