Një koncert, për tu mos u harruar. Miksimi i dy traditave muzikore greke dhe shqiptare do të vijë në orën 19:00 të mbrëmjes së 23 Marsit në Tiranë, tek qendra kulturore e katedrales Ortodokse.
Një bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, sjellin koncertin e titulluar “Bridges of Musical Tradition 2”, ku performuesit do të jenë tenori Stavros Salabosopoulos, mezo sopranoja Vikena Kamenica dhe sopranoja Renisa Laçka.
Me orkestrën e TKOB e dirigjuar nga maestro Edmond Doko, nën tingujt e të cilës artistët do të sjellin eksperiencën e paharrueshme muzikore të dy vendeve fqinje.
Nëse kërkoni një aktivitet ndryshe, me muzikën e kompozuar nga dirigjentët më të mëdhenj të dy kombeve ky është i duhuri për ju dhe familjen tuaj.