INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teksas, ‘vrasësi i kishës’ një ish-ushtarak, motivet ende mister

Teksas, ‘vrasësi i kishës’ një ish-ushtarak, motivet ende mister

Publikuar më: 09:24 06-11-2017

Një nga masakrat më të mëdha ajo e së dielës në kishën në Teksas tronditi jo vetëm SHBA, por të gjithë botën.
Të paktën 26 të vrarë mes tyre dhe fëmijë.

Por cili është autori i një masakre të tillë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 26 vjeçarin Devin Patrick Kelley. Ai mësohet të jetë shkarkuar nga forcat ajrore në vitin 2014 pasi përfundoi në mesin e një gjyqi ushtarak për agresion ndaj të shoqes dhe fëmijës së tij.

26-vjeçari, sipas autoriteteve të Departamentit të Sigurisë Publike, ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe mbante në trup një jelek antiplumb.

Ai fillimisht hapi zjarr me një pushkë gjysmë-automatike në ambientet përpara kishës e më pas hyri brenda. Në kohën kur po largohej prej andej, një qytetar i zonës rrëmbeu armën e tij dhe nisi të qëllonte mbi të dyshuarin, që e hodhi pushkën e u largua me makinë. Por ai u gjet i vdekur nga policia.

Nuk është e qartë megjithatë nëse i riu është vetëvrarë apo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat e qytetarit lokal. Sipas mediave ai ishte një adhurues i armëve si dhe kishte qënë një mësues i studimit të Biblës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676