INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tekstet shkollore “sherr” mes Nikollës dhe Idrizit

Tekstet shkollore “sherr” mes Nikollës dhe Idrizit

Publikuar më: 13:01 02-06-2016

Kreu i PBDNJ, Shpëtim Idrizi është shfaqur i shqetësuar në kuvend në lidhje me tekstet shkollore, në lidhje me historinë çame. Ai për këtë arsye i ka drejtuar një pyetje Ministres së Arsimit, Nikollës, se a është e vëretë se historia dhe çështja çame është subjekt i diskutimit të një komisioni të përbashkët mes palës greke dhe asaj shqiptare?
Ai tha shkurt se nëse kjo është e vërtetë do akuzojë publikisht Lindita Nikollën.

Po në fakt kjo e fundit e ka mohuar këtë informacion.
Ajo tha: "Nuk ka asnjë të vërtetë, që Ministria e Arsmit të ketë adresuar as për çështjen çame, për asnjë çështje për krijimin e komisionit të përbashkët mes ministrive për rishkimin e teksteve, nuk ka patur asnjë komunikim përveç marrjes së teksteve shqiptare e atyre greke. Nuk ka asnjë të vërtetë që unë të jem shprehur për çështjen çame".

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344