INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe të reja për sigurinë në WhatsApp, kërcënim i ri

Telashe të reja për sigurinë në WhatsApp, kërcënim i ri

Publikuar më: 15:24 11-10-2018

Sërish telashe të reja sa i përket sigurisë në rrjetet sociale. Dhe këtë herë nën telashe është Whatsapp, një nga rrjetet më popullore e cila është në pronësi të Facebook.

Një grup shkencëtarësh nga Google project Zero ka zbuluar se opsioni i videothirrjeve në Whatsapp është lehtësisht i aksesueshëm nga hackerët.

Kriminelët kibernetikë janë të aftë të marrin kontrollin e rrjetit social edhe nëse ju bëni vetëm një videothirrje.

Ndërhyrja mund të jetë aq e fortë sa mund të çojë në bllokimin total të aparatit dhe ka të bëjë me dy versionet e aplikacionit, si Android dhe iOS. Studiuesit zbuluan atë cka po ndodhte në gusht dhe paralajmëruan kompaninë .

"Ne jemi vazhdimisht duke punuar me hulumtuesit në të gjithë botën për të siguruar që Whatsapp të mbetet i sigurt dhe i besueshëm.Ne e kemi rregulluar menjëherë gabimin dhe kemi lëshuar një version të ri të Whatsapp-it për të zgjidhur problemin, "shpjegoi kompania por nuk sqaroi nëse kishte ndonjë përdorues të prekur."

Kujtojmë se Whatsapp përdoret nga rreth 1,5 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese.

Shërbimi u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë. E Megjithatë ky nuk është skandali i parë i sigurisë që Facebook përballet. Pak ditë më parë u zbulua një vjedhje e 50 milionë llogarive.

Article Logic
Execution time: 0.0019309520721436