INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në Kuvend, PD bllokon foltoren ndërsa Ruçi ju mbyll mikrofonin

Tension në Kuvend, PD bllokon foltoren ndërsa Ruçi ju mbyll mikrofonin

Publikuar më: 09:49 07-06-2018

Prej 4 javësh salla e Kuvendit është e bllokuar nga opozita. Demokratët marrin fjalën dhe bllokojnë foltoren e kuvendit. Edhe këtë të enjte Kuvendi ka nisur me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. PD ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama ndërsa nga ana e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi PD që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë.
Lulzim Basha:
“Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeverisë ku mungojnë Rama. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e Kryeministrit këtu, në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht. Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Holandës. Pezullo seancën, thirr këtu Ramën.
Por Gramoz Ruci nuk i dha asnjë sekond kohë më shumë kreut të demokratëve. E pasi i ftoj demokratët të thirrin në interpelancë kryeministrin i sfidoi ata që të bëjnë mocion për kryeministrin.
Gramor Ruçi:
“Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucioneve. Ju lutem Basha jepni kontributin si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozitës. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat unë do ti vendos në agjendë.
E pas kësaj Gramoz Ruçi ndërpreu seancën plenare.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328